Të nderuar nxënës,
Siç ju kemi informuar më herët, jemi duke punuar në përditësimin e versionit të ri të platformës sonë, i cili sjell ndryshime rrënjësore dhe, në thelb, përbën një sistem pothuajse krejtësisht të ri.
Për këtë arsye, ju informojmë se:
- Gjatë 48–72 orëve të ardhshme, duke filluar nga momenti që po e lexoni këtë njoftim, pritet që aplikacioni dhe i gjithë sistemi ynë të jenë përkohësisht jashtë funksionit.
- Në rast se keni ndonjë nevojë urgjente për ndonjërin prej shërbimeve tona, mund të na kontaktoni në:
071 989 903 ose 071 360 307, përmes WhatsApp/Viber. - Edhe nëse aplikacioni përditësohet automatikisht në pajisjen tuaj, me versionin e ri do t'ju kërkohet të vendosni përsëri të dhënat e kyçjes dhe fjalëkalimin, njësoj sikur ta instalonit aplikacionin për herë të parë. Kjo për shkak se po kalojmë në një sistem të ri.
- Në rast se e keni harruar ose humbur fjalëkalimin/Passwordin, ju lutemi kontaktoni profesorët tanë në numrat e dhënë më sipër.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij tranzicioni.
Diçka e madhe po vjen! 🚀
Stay tuned!
We are English For Life. And yes, once again, we are the best!